Ditën e sotme avokati Tomë Gashi është paraqitur në zyrat e gjykatës speciale, shkruan OnAir.
Ai ka shkuar aty si përfaqësues i veteranëve të UÇK për shkak se ishin informuar që gjykata speciale do tu dorëzonte armët e konfiskuara. Në një prononcim për mediat, ai shprehet se dorëzimi i këtyre armëve nuk ndodhi.
Megjithatë ai përsërit kërkesën që të njoftohen nga kjo gjykatë për çfarë është gjetur nga konfiskimi i këtyre armëve. Gjithashtu ai shprehet se duket sikur gjykata speciale thuajse nuk e njeh shtetin e Kosovës.