Shoqata profesionale për dëme të shkaktuara nga lufta e fundit në Kosovë, “Ngritja e Zërit”, ka dorëzuar sot një dosje shtesë për të cilën po kërkojnë vlerësimin e Gjykatës më të lartë në vend, asaj Kushtetuese.
Dosja e dorëzuar nga drejtori i shoqatës, Jahir Bejta, përmban ankesën e shoqatës për mos trajtimin e padisë së tyre të bërë në vitin 2008 rreth dëmeve të shkaktuara ndaj shqiptarëve gjatë luftës, e me të cilën kërkohet kompensim.