Engjellusha Salihu para pak dite publikoj këngën e saj më të re “A e din dashni”, e cila është pëlqyer shumë nga e gjithë audienca, shkruan OnAir.
Këngët e Engjit, arrijnë të dëgjohen gjithmonë të cilat prekin majat e suksesit, edhe kjo këngë ka gëzuar një sukses të tillë.
Për afat të shkurtë kohorë kjo këngë ka arritur gjysmë milion klikime.
Tekstin e kësaj kënge e ka shkruajtur Miti Geci, si dhe për orekestrimin dhe muzikën është përkujdesur ky i fundit.
Këngëtarja këtë projekt e solli edhe me anë të videoklipit për të cilin është përkujdesur VIZIONMEDIA.
Nëse ende nuk e keni dëgjuar, mos e humbisni! Klikoni në videon e listuar më poshtë për të dëgjuar./OnAir