Sot duke startuar nga ora 16:00 do të keni mundësi që të ndiqni një ligjeratë virutale mbi veprimtarinë e Ukshin Hotit të drejtuar nga Glauk Konjuca, shkruan OnAir
Në kuadër të ‘Javës së Lëvizjes’ dhe në 77 vjetorin e ditëlindjes së Ukshin Hotit, sot (e mërkurë) në orën 16.00, mes disa figurash të Lëvizjes, por jo vetëm, do të mbahet një bashkëbisedim nën drejtimin e Glauk Konjufcës mbi mësimet dhe rëndësinë e jetës dhe veprës së kësaj figure kaq të rëndësishme për historinë e politikës dhe letrave shqipe, siç është ajo e Ukshin Hotit.
Këtë bashkëbisedim do të keni mundësi që ta ndiqni edhe në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje duke nisur nga ora 16:00.
Ukshin Hoti ishte profesor,shkrimtar, filozof,intelektual,atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare ne Kosovë gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta.
Ishte një ndër intelektualet më të arsimuar në Kosovë! Ai kishte qenë edhe ligjerues në disa universitete në SHBA ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.