Bisedimet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin mjaft të vështira për të gjitha palët e përfshira, shkruan OnAir.
Aktivisti i shoqërisë civile në Mitrovicën e Veriut, Ognjen Gogiq u shpreh për “RTV Dukagjini” se të dyja shtetet përdorën taktikat e tyre. Taktika e Kurtit ishte paraqitja e propozimeve të reja, ndërkohë ajo e Vuçiq ishte e dëgjimit të tyre.
Sipas aktivistit, ky ishte edhe kurthi i presidentit të Serbisë në të cilin Kurti ra pre. Tashm Vuçiq mund të përdorë argumentin se Kosova po tregohet destruktive në procesin e dialogut duke mos respektuar marrëveshjet e arritura më parë.
Ndërkohë njohësi i politikës, Nexhmedin Spahiu u shpreh se Kurti përdori një qasje mjaft kërcënuese ndaj palës serbe, në ndryshim nga politikanët e tjerë.
Takimi i radhës në kuadër të procesit të dialogut do të mbahet më 25 Korrik.