Gold AG ia mbylli gojën një komentueseje, e cila e kritikoi për këngën e re.
Gold AG dhe Albina Kelmendi sot publikuan projektin e ri muzikor me titull “Prishtina”
Kjo këngë pranoi komente të mira nga fansat e dyshes në orët e para të publikimit, por nuk munguan edhe komentet negative.
Në faqen e Goldit në Facebook, të bie në sy komenti i një ndjekëse, e cila i thotë se Prishtinës duhet t’i këndojnë prishtinasit.
“Prishtien lerjani Prishtinalive e ju dy ma mire kendojuni qyteteve tuaja, ti Presheves e Albina, Deqanit ose Pejes sone, se me Prishtine bash hiç kurgje nuk ju lidhe bile po dukeni qesharak te dyte”, shkruan ndjekësja.
Reperi ia mbylli gojën me përgjigjen “A jemi n’rregull tash a ta fshi kangen”, ku ia shoqëroi fotografinë e leternjoftimit, në të cilën tregon se vendlindja e tij është pikërisht Prishtina.