Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli ka muaj që e ka kurorëzuar dashurinë me martesë.
E duke qenë se është fytyrë publike, jeta e saj para martesës, dasma, e gjithçka pas saj ka qenë në interes të publikut.
E tani të gjithëve u intereson lidhur me faktin nëse ajo dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të fëmijës së parë. Ajo ka folur në një intervistë duke treguar se ende nuk ka asgjë të re dhe se do ta bëjë publike nëse është në pritje për tu bërë nënë për herë të parë.