Tashmë në kanalin zyrtar të grupit “Marigona” mund të gjeni të gjitha këngët e tyre të cilat janë lansuar vite më parë, shkruan OnAir
Madje të gjitha të ardhurat monetare që do të sigurohen nga ky kanal zyrtar në YouTube, grupi Marigona në bashkëpunim me OnAir kanë vendosur që t’i dhurojnë për bamirësi.
Jemi të bindur që nuk e keni harruar hitin e dikurshëm të grupit “Marigona” me titull “Ska hajgare”. Madje asokohë ishte bërë kolonë zanore për të gjitha gjeneratat.
Tash keni mundësi ta dëgjoni edhe versionin live të kësaj këngë./OnAir