Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se sot i ka dorëzuar humanistit Halil Kastrati, çelësin e qytetit të Lipjanit.
“Sot zyrtarisht kam dorëzuar çelsin e qytetit të komunës së Lipjanit dhe kemi shpallur “Qytetar Nderi”, Humanistin nga Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit“ Halil Kastrati”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka thënë tutje se është nder dhe krenari për Lipjanin që po shpallin “Qytetar Nderi” humanistin Halil Kastrati në shënimin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Komunës së Lipjanit.
Humanisti Kastrati së bashku me shoqatën e tij, “Jetimat e Ballkanit”, ka ndihmuar qindra familje me nevojë në territorin e Komunës së Lipjanit.