Hana Beiqi që në vogël ka treguar një dashuri të madhe për notimin, shkruan OnAir.
Në fillim noti për të ishte thjesht argëtim, por në moshën 7 vjeçare ajo filloi që të merrej më seriozisht dhe me kalimin e kohës rriti edhe intensitetin e stërvitjeve të saj.
Trajneri i saj ishte ai që e dalloi talentin e Hanës në këtë sport. Ai për “KTV” shprehet se Hana mban rekorde në Kosovë dhe gjithashtu renditet mjaft mirë edhe në Ballkan dhe në Europë.
Tashmë që është 12 vjeçare, ndonëse ka fituar medalje dhe kupa të shumta, ambiciet e saj ende mbeten mjaft të larta. Ajo shpreson që së shpejti të ketë mundësi që të përfaqësoj Kosovën në olimpiada të ndryshme.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: