Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri në Muzeun e Kosovës sot është hapur ekspozita “Unë jam Shqiptar”. Ekspozita për tematikë ka emigrimin e shqiptarëve, si dhe përfshin materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj.
Ekspozita fillon në mënyrë kronologjike me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ajo përmban po ashtu fotografi të arbëreshëve të parë në Italinë e Jugut, si dhe fotografi të arvanitasve dhe Rilindësve shqiptarë.Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi me këtë rast u shpreh se bashkëpunimi me Shqipërinë është një nga prioritetet më të larta të kësaj ministrie.