Sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, vendi sivjet do të bëhet me Ushtri dhe se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza.
Haradinaj ka thënë se procesi i dhënies së mandatit të Ushtrisë së Kosovës është në fazën finale dhe ajo do të bëhet së shpejti, qoftë me ndryshime kushtetuese ose me ligj.