Deklaratat e fundit të Donika Gërvallës kundrejt ish krerëve të UÇK, shkaktuan një bujë të madhe në opinionin publik, shkruan OnAir.
Politikani Daut Haradinaj, refuzoi të jepte një përgjigje personale për këto deklarata kur u pyet në studion e emisionit “Debat Plus”. Ai u shpreh se kishte respekt për të. Kjo për faktin se ajo ishte e bija e heroit kombëtar Jusuf Gërvalla, i cili ka kontribuar shumë për Kosovën.
Pavarësisht kësaj, ai u shpreh se detyra e Gërvallës është që të përkujdeset për çdo qytetar të Republikës së Kosovës.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: