Kryeministri Ramush Haradinaj ka aprovuar tre projektligje në Qeverinë e Kosovës për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.
Me asnjë abstenim e asnjë votë kundër, kabineti qeveritar ka votuar këtë projektligj, pas arsyetimeve edhe të ministrit të FSK-së, Rrustem Berisha.
Shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj tha se ky është veprim ligjor që i takon Qeverisë.
Haradinaj ka thënë se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve e që sipas tij, nuk është në kundërshtim me askënd dhe asgjë.
Ai ka thënë se kanë ndodhur konsultime me partnerët duke theksuar se megjithatë disa vendime janë të Kosovës dhe se tani ka ardhur koha për to.
Një iniciativë të ngjashme, ku FSK-ja shndërrohet në ushtri pa ndryshime kushtetuese, pra pa votën e serbëve dhe pa bekimin ndërkombëtar, e kishte provuar edhe Presidenti Hashim Thaçi, por kishte dështuar.