Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka mbajtur sot një diskutim për platformën e dialogut me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Hoti tha se qeveria e Kosovës qysh në ditët e para i ka hapur rrugë dialogut me Serbinë duke anuluar vendimet e që shiheshin si pengesë në sytë e partnerëve ndërkombëtar.
I pari i ekzekutivit se në këtë frymë vendi ynë ka bërë edhe një kompromis duke hequr dorë nga aplikimi për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare deri më datë 27 qershor.
“Ne i kemi hapur rrugë dialogut duke i anuluar vendimet e qeverisë së kaluar që shiheshin nga partnerët ndërkombëtar pë rifillimin e dialogut. Askush nga partnerët politikë dhe ata ndërkombëtarë nuk ka pritur që në ditët e para të marrë ato vendime. Kam një dakordim me partnerët ndërkombëtarë, që nëse s’ka përparim në dialog, ne e ruajmë të drejtën tonë si shtet sovran për të zbatuar të gjitha ligjet për reciprocitet në përputhje me konventat ndërkombëtare karshi një vendi që s’njeh shtetin tonë. Në frymën e kësaj, ka qenë edhe dakordimi që deri më 27 qershor, ne të pauzojmë nga dorëzimi i aplikacioneve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”.