Procesi i vaksinimit është shoqëruar me pikëpyetje të shumta nga opinioni publik, shkruan OnAir.
Një ndër elementet kryesorë që është vënë re ka qenë edhe mosbesimi ndaj këtyre vaksinave. Ky mosbesim duket se është shtuar edhe nga një përqindje e konsiderueshme e mjekëve të cilët kanë refuzuar që të vaksinohen.
Për të diskutuar rreth kësaj tematike të ftuar në studion e emisonit “Alarm” ishin Pleurat Sejdiu, kryetar i “Odës së mjekëve” dhe Hana Xhemajli, specialiste për hulumtim të politikave globale shëndetësore.
Sejdiu u shpreh se në një anketë të kryer nga institucioni që ai drejton përpara ardhjes së vaksinave, vetëm një përqindje e vogël e personelit mjekësor u shpreh se vetëm një përqindje e vogël e mjekëve kishin deklaruar që nuk do vaksinoheshin. Ai gjithashtu shton se refuzimi i mjekëve për vaksinim është diçka që po ndodh në të gjitha vendet e tjera të “Bashkimit Europian”. Gjithashtu kryesisht ata të cilët nuk janë vaksinuar janë gjenerata e re e mjekëve.
Nga ana tjetër Xhemajli shprehet se ka arsye të ndryshme se përse shumë mjekë ende nuk janë vaksinuar. Ajo shprehet se ekzistojnë vështirësi të ndryshme teknike të cilat e bëjnë thuajse të pamundur vaksinimin e të gjithëve. Kjo nisur edhe nga fakti se ata duhet të merren gjatë gjithë kohës me raste të ndryshme emergjente. Po ashtu ajo shprehet mjaft optimiste se në momentin që kontigjenti i dytë i vaksinave do të mbërrijë, pjesa e pavaksinuar e mjekëve do të vaksinohet.