Marrëveshja mes Milanit dhe Juventusit që përfshin Gonzalo Higuainin, Mattia Caldara dhe Leonardo Bonuccin, ka filluar hapat e parë konkretë.
Sulmuesi argjentinas tashmë ka mbërritur në Milano, ku është vendosur në një nga hotelet në qendër të qytetit.
“Së pari do të nënshkruaj pastaj do të flas. Do bëj testet mjekësore nesër dhe shpresoj të nënshkruaj”.
“Po filloj një aventurë të re. Dua të përshëndeti gjithë tifozët, edhe ata të Juventusit që më dhanë shumë dashuri”.
“Më ka bindur Leonardo. Tashmë kam folur me Gattuson. Jam këtu për të arritur sa më shumë që është e mundur”, ka thënë Higuain për gazetarët që ishin duke e pritur.