Ditën e djeshme u mor vendimi për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozicioni i kryetares së KQZ, shkruan OnAir.
Ky vendim i marrë nga presidentja Vjosa Osmani duket se ishte një kulminacion i përplasjeve ndërmjet tyre.
Diçka që shumë mund të mos e dinë është se të dyja zonjat vijnë nga i njëjti fshat e gjithashtu janë edhe kushërira. Pavarësisht këtyre lidhjeve, kjo gjë nuk i ka ndaluar që herë pas here të kenë përplasje me njëra-tjetrën.
Vendimi i djeshëm, ishte në fakt i paralajmëruar prej presidentes që prej disa muajve, në kohën kur ajo ishte ushtruese e detyrës.
Ky konflikt ndërmjet tyre i ka fillesat që në momentin kur kryetarja e shtetit caktoi datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshmee. Në atë kohë, Daka u përgjigj se duhej të konsultohej edhe me të për caktimin e ditës, jo vetëm me partitë politike.