Ditën e djeshme në Lipjan policia kapi një sasi të konsiderueshme kokaine, shkruan OnAir.
Në studion e emisionit “Debat Plus” u diskutua pikërisht rreth kësaj ngjarjeje. Në këtë diskutim mori pjesë edhe gazetari nga Shqipëria Artan Hoxha me anë të një lidhjeje direkte.
Ai u shpreh se kjo ishte një ditë e suksesshme për policinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.
Gjithashtu gazetari hodhi dyshime se territori i Republikës së Kosovës është duke u kthyer në një bazë operacionale të grupeve kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike.
Ai shprehet se nuk ka mundësi që kjo sasi droge të ishte e destinuar për tregun e Kosovës dhe të Ballkanit pasi nuk ka treg të mjaftueshëm. Sipas tij destinacioni përfundimtar ishte Gjermania. Gjithashtu nga kjo drogë duke u nisur nga sasia, do të përfitonin më shumë se dy ose tre baza kriminale të ndryshme.
Hoxha gjithashtu u shpreh se në bazë të ngjarjeve të kaluara, sasia që është kapur është tregues se nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh.
Për më shumë mund të ndiqni videon më poshtë: