Ndryshe nga qeveria “Kurti 1” e cila morri vendime të shumta drastike dhe të shpejta, duket se këtë radhë, Kurti po bën të kundërtën, shkruan OnAir.
Kjo gjë duket edhe nga fakti se ende nuk ka një plan konkret qeverisjeje.
Erblin Hoxha nga “Lëvizja Fol” e komenton këtë si një stad reflektimi të mësimeve që kjo qeveri ka marrë nga eksperienca e mëparshme. Sipas tij tashmë ka një koordinim më të sakta të institucioneve për tu marrë me çështje të ndryshme specifike. Këtë gjë e tregoi edhe takimi në Bruksel.
Gjithashtu Hoxha u shpreh se ulja e toneve po përdoret si një strategji komunikimi dhe ndihmesë për vendimet që do të merren në të ardhmen.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: