Nata e Kadrit, konsiderohet nga besimtarët e fesë islame si nata më e rëndësishme, shkruan OnAir.
Kjo është për shkak se në këtë natë filloi zbritja e Kuranit. Të shumta janë burimet e informacionit rreth kësaj nate, por Hoxha Enis Rama këshillon besimtarët që të orientohen vetëm nga burime të sakta dhe të besueshme si për shembull shkrimet e shenjta.
Rama gjithashtu shprehet se gjatë kësaj nate mënyra më e mirë për të komunikuar me Zotin është nëpërmjet “duas” ( lutjes). Ai gjithashtu tregon se nuk ka rëndësi gjuha në të cilën e bëjmë lutjen për shkak se Zoti i kupton të gjitha gjuhët duke qenë se ai vetë i ka krijuar.