Deklarata e Hoxhës Shefqet Krasniqi se gratë e kanë vendin në kuzhinë shkaktoi diskutime të shumta në opinionin publik ku shumë persona e cilësuan si një deklaratë maskiliste, shkruan OnAir.
Gjatë intervistës së tij në emisionin “Libero” ai mori disa minuta për ta sqaruar këtë gjë. Krasniqi u shpreh se ajo deklaratë është nxjerrë jashtë kontekstit. Ai theksoi se këtë deklaratë e kishte bërë në mënyrë vlerësuese dhe jo nënçmuese. Sipas tij është diçka e natyrshme për vajzat që në të ardhmen të bëhen nëna. Kjo gjë duket edhe nga lojërat që ato bëjnë që në vogëli. Pavarësisht kësaj ai theksoi se gratë nuk janë vetëm për kuzhinë, por edhe për punë të tjera jashtë shtëpisë.
Duke marrë shkas edhe nga disa foto të tij ku ai shfaqej teksa merrej me kuzhinën të cilat u treguan në studio, hoxhë Krasniqi u shpreh se ai kuzhinën e ka pasion dhe nuk ka asgjë të keqe që një burrë ta ndihmojë gruan e tij në punët e shtëpisë.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: