Veprimi i fundit i Rina Balajt ka befasuar të gjithë.
Fifi dje ka lansuar projektin e saj të ri “Akoma”, për të cilin mori përkrahjen e fansave dhe kolegëve.
Në mesin e artistëve që ia kanë shpërndarë këngën, është edhe rep-artistja Rina.
“U zgjova me këtë, të gjithë klikoni. Suksese Fifi”, ka shkruar Rina në InstaStory duke e shpërndarë këngën e Fifit.
Kujtojmë se në një intervistë të dhënë më parë në “Mirage”, Fifi kishte disa fjalë për Rinën, e cila ia ka vënë vetes epitetin “mami”.