Jahir Xhinaj është një i ri shumë i talentuar në fushën e komedisë, shkruan OnAir.
Ai vjen nga komuna e Malishevës dhe në këtë intervistë për “TV Malisheva” tregon se ka filluar që 15 vjeç të merret me imitime. Ai imiton kryesisht aktorë të ndryshëm të humorit modern shqiptar.
I riu ka filluar që këtë talent ta shpërndajë edhe në rrjete sociale me anë të videove humoristike që poston.
Gjithashtu Xhinaj tregon se merret edhe me muzikë dhe pret që nga muaji i Prillit të lansojë një projekt muzikor.
Intervistën e tij e gjeni në videon më poshtë: