Një nënë ka kërkuar ndihmë nga të gjithë sepse sot në mëngjes i kanë vjedhur çantën në të cilën ishin edhe analizat e djalit të saj që ka nevojë për shërim jashtë vendit, shkruan OnAir
Blerina Boqolli ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për të gjetur të paktën analizat të cilat janë shumë të rëndësishme sepse djali i saj është i sëmurë me leukemi. Sipas saj çanta ju është vjedhur në parkingun e QKUK-së derisa ajo ishte duke bërë kontrollat me djalin e saj.
Ajo madje ka postuar edhe numrin e saj nëse dikush i gjen të paktën dokumentat e mjekëve të Turqisë.
POSTIM ME RENDESI nga BLERINA BOQOLLI
“Sot ne mengjes isha ne QKUK pediatri, kontroll per djalin qe e kam te semure me leukemi, ne parking ne makine mu vodhen dy qanta njera e imja e krahut tjetra qante e lloptopit ne te cilen gjinden pasaportat tona dhe te gjitha analizat e dokumentet e mjekeve te Turqis ku ka ba djali transplant tpalces kurrizore, ju lutem shume per mjete monetare qe kane qene aty spo jam ngusht, vetem nese dikush i shesh rreth spitalit dokumente ne emer te Ideal Boqollit me lajmeroni, se ai qe ka mar ka mendu se ka lloptop ne qante e si duhen gje garant i hudh se skane rendesi per te si per ne, me daten 20 janar tash kemi me qu ne kontroll ne Turqi me pasaporta me krejt gjindeshin ne qanta ?
043555300 nese rasisht keni ndonje informacion”