Kryetari i LDK-së Isa Mustafa është duke e ndjekur seancën e Kuvendit – ku pritet të votohet qeveria që do të drejtohet nga Avdullah Hoti – nga banesa e djalit të tij në Breg të Diellit.
Edhe pas insistimit të Klan Kosovës, Mustafa nuk ka pranuar që ta përcjellë bashkërisht me ekipin e televizionit seancën e sotme dhe të gjitha zhvillimet e ditës.
Mirëpo, i pari i LDK-së pritet të japë një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën pas përfundimit të seancës ku pritet të votohet qeveria e re..