Ka vite që ishin bashkë por si duket fundi i lumtur nuk preki as çiftin Nora Istrefi dhe Robert Berisha, shkruan OnAir
Mbrëmë vet Roberti përmes një postimi të bërë në rrjete sociale ka treguar që ata të dy kanë ndarë rrugët dhe më nuk janë bashkë por që kanë mbetur shokë shumë të mirë.
Lidhja e tyre e dashurisë kishte nisur në vitin 2006 dhe deri tani madje janë konsideruar si një çift shumë i dashur dhe jo me shumë skandale.
Robert Berisha dhe Nora Istrefi madje kishin organizuar një dasmë që konsiderohej si në përrallë por që sot mbeti thjesht një kujtim i bukur.
Ata të dy kanë edhe një vajzë me emrin Renee dhe duket që është dhurata më e çmuar që kanë sepse edhe në publikimin e bërë nga Roberti tregon që është dhurata më e bukur./OnAir