Izraeli tashmë ka arritur të vaksinojë 50% të popullsisë së tij, shkruan OnAir. Gjithashtu këtë javë një qind mijë doza iu dërguan 15 shteteve me të cilat Izraeli ka marrëdhënie të ngushta.
Ndonëse në 1 Shkurt të këtij viti u vendosën marrdhënie diplomatike ndërmjet shtetit tonë dhe atij hebre, Kosova nuk është pjesë e këtyre shteteve që kanë përfituar këto vaksina. “Klan Kosova” tentoi të kontaktonte me të dyja palët për të marrë një përgjigje, por asnjëra prej palëve nuk u pronuncua.
E pyetur për këtë temë udhëheqësja e komitetit amerikano – izraelit u shpreh se hapja e ambasadës së Kosovës do të sillte zhvillime të mëtejshme në këtë çështje. Ajo gjithashtu deklaroi se nuk shihte ndonjë arsye se përse Kosova duhej të nxitojë që të përfitojë nga vaksinat. Ajo shtoi se çfarë është duke ndodhur është një tregues që Izraeli ka shumë për ti ofruar botës.
Vlen për tu theksuar se Kosova është i vetmi vend në Ballkan dhe në Europë që nuk ka dhënë ende asnjë dozë të vaksinës në mënyrë zyrtare.