Ndonëse formati televiziv “Përputhen” ka përfunduar, sërisht konkurrentët e tij mbeten në qendër të vëmëndjes, shkruan OnAir.
Së fundmi Sindi ishte ajo që dha një intervistë në emisionin “ABC e pasdites” ku rrëfeu shumë gjëra për publikun. Gjithashtu ajo nuk ngurroi të fliste edhe për një nga gjërat që ajo di më mirë, muzika.
Këngët e lansuara nga konkurrentët e “Përputhen” kanë marrë komente të shumta dhe njerëzit janë të ndarë në dy mendime ekstreme. Disa i pëlqejnë e disa jo.
Sindi, gjatë intervistës në studio u shpreh se dikush nuk mund të quhet muzikant në momentin që nuk ka talent. Gjithashtu ajo tha se edhe nëse dikush ka talent, nuk mund të quhet muzikant nëse nuk punon.
“Në qoftë se ju mendoni se jeni muzikantë të mirfilltë dhe keni talent, ju lutem punoni për këtë talent tuajin të supozuar” u shpreh Sindi gjatë intervistës duke iu drejtuar të tre konkurrentëve, Anës, Melisës dhe Mevlanit.