Formati televiziv “Përputhen” ishte një risi në ekranet shqiptare dhe shumë shpejt u kthye në një nga programet më të ndjekura, shkruan OnAir.
Prej këtij formati, të shumtë ishin konkurrentët që shumë shpejt u kthyen në figura publike. Mund të thuhet se ndonëse hynë në një program për të gjetur dashurinë, shumë prej tyre gjetën edhe famën.
Duke pasur parasysh popullaritetin e konkurrentëve, shumë shpejt publiku filloi të gjente prova të “lojërave” që ata mund të ishin duke bërë gjatë qëndrimit në program. Të shumta kanë qenë dyshimet se disa prej tyre kishin lidhje jashtë programit.
Kjo gjë duket se është e vërtetë për një nga konkurrentët më të hershëm të programit Ervin Koxherri. Së fundmi, gjatë një interviste në emisionin “Ftesë në 5”, Ervini zbuloi se në momentin që hyri në program ishte në një lidhje prej një viti e gjysëm. Ai bëri kompromis me të dashurën e tij për të hyrë në emision në mënyrë që të fitonte famë prej tij dhe këtë famë ta përdorte për të hyrë më lehtësisht në tregun muzikor.
Po ashtu gjatë intervistës ai u shpreh se kur pa që një pjesë e madhe e personazheve të “Përputhen” filloi të kishte dyshim nëse duhej të lansonte këngë apo jo.