Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu ka paralajmëruar projektin ri muzikor “Dashnija ime”.
Kënga do të publikohet të premten në ora 18:00 dhe do të jetë e shoqëruar me videoklip.
Është publikuar në rrjetin social Instagram, një pjesë nga kënga dhe klipi i ri. Ndryshe, “Shqipe” është projekti i fundit muzikor që Sabri Fejzullahu ka sjell në muajin shkurt. Kënga ka arritur mbi 900 mijë klikime në Youtube.