Pas një periudhe relativisht të gjatë pushimi nga skena muzikore, Rina më në fund solli një projekt të ri muzikor, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë pikërisht për këngën e titulluar “Rosita”. Ky projekt u prit mjaft mirë nga fansat e muzikës së saj.
Tashmë duket se artistja po e shijon suksesin e kësaj kënge me një nga njerëzit më të dashur të saj. Bëhet fjalë pikërisht për partnerin e saj i cili njihet me emrin e artit si Sin Boy. Së bashku ata tashmë janë prej disa vitesh në lidhje. Këngëtarja ashtu siç ka postuar edhe në Instagramin e saj ndodhet në Sarandë dhe së fundmi ka postuar një seri fotosh të çiftit. Po ashtu edhe këto foto kanë marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit e këngëtares.
View this post on Instagram