Së fundmi pas zgjedhjeve të zhvilluara në Shqipëri, ish presidenti Bujar Nishani është kthyer në një figurë mjaft aktive, shkruan OnAir.
Në opinionin publik ai ka shprehur mendimet e tij se çfarë e ka sjellë opozitën në gjëndjen që është sot.
Së fundmi ai është ftuar në formatin televiziv “Kojshia Show”. Një pjesë të rëndësishme të intervistës e morrën pikërisht këto zgjedhje. Sipas tij ato treguan se populli nuk e do qeverinë aktuale, por gjithashtu nuk kanë besim as te opozita aktuale.
Gjithashtu ai foli edhe rreth çështjeve të rëndësishme në Kosovë si dialogu dhe arrestimet e ish krerëve të UÇK.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: