Bekim Jashari, kryetari i komunës së Skënderajt, gjatë një interviste me “Reporteri” foli rreth ecurisë së procesit të vaksinimit, shkruan OnAir.
Jashari u shpreh se ndonëse kanë marrë një numër të vogël të vaksinave, procesi është duke shkuar në mënyrën e duhur. Gjithashtu ai tregon edhe se nuk ka pasur hezitime nga qytetarët për marrjen e vaksinave, por madje ka pasur kërkesa për intervenime që ta marrin sa më shpejt.
Ai po ashtu u ndal edhe te gjesti i kryeministrit Albin Kurti që ishte i pari që e mori vaksinën. Sipas tij ky gjest i Kurtit ishte për të inkurajuar qytetarët që të vaksinohen duke e bërë veten e tij shembull.