Këngëtarja e mirënjohur, Eli Fara ka shumë vite që është pjesë e skenës muzikore, ndërsa vazhdon që të jetë shumë aktive me këngë të reja të cilat priten mjaft mirë nga publiku.
“Duame” është kënga e fundit që Eli ka sjellë dy muaj më parë në bashkëpunim me IMBRO & BAND.
Artistja e cila gjithmonë tregohet shumë e kujdesshme me paraqitjen e jashtme andaj edhe pamja nuk e tregon moshën reale të saj, ka publikuar sot disa fotografi të shkrepura në vitin 2000. “12 endrra te nje nate vere 2000”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografive.