Sot këngëtari mjaft i dashur për publikun, Vlashent Sata festoi ditëlindjen e tij të 38të, shkruan OnAir.
Në rrjete sociale ai mori urime të shumta, por urimi që spikati më shumë ishte i partneres së tij, moderatores Dojna Mema. Kjo është hera e parë që Dojna e uron publikisht këngëtarin. Në instagramin e saj ajo postoi një foto të të dyve dhe e shoqëroi me këtë përshkrim:
“Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje. Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të dëgjoj një këngë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua : “E ka fajin soba, ti je për bukuri”. Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj. Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër. Për ty qe në vend të zemrës ke një diell. Te uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë) #happybirthday #love”
Kujtojmë se çifti kanë thuajse 3 vite bashkë, ndonëse lidhjen e tyre e bënë publike vetëm vitin e kaluar. Së bashku janë njohur në një intervistë që Dojna i ka realizuar këngëtarit.
View this post on Instagram