Së fundmi është duke u përfolur mundësia e një testimi me shkrim në mënyrë për të vlerësuar mësimdhënësit në Kosovë, shkruan OnAir.
Kryetari i sindikatës së arsimit Rrahman Jashari prej kohësh e ka deklaruar qëndrimin e tij kundra këtij testimi. Në studion e emisionit “Libero”, Jashari është shprehur se gjatë takimeve që ka pasur me ministren Nagavci janë evidentuar problemet në arsim dhe është përmëndur kalimthi se duhet bërë një rivlerësim për sa i përket nivelit të arsimtarëve.
Jashari shprehet se ky testim mund të përdoret si armë për të provokuar mësuesit. Gjithashtu ky testim shihet edhe si një nënçmim që u bëhet mësuesve në Kosovë.
Pavarësisht këtij qëndrimi për sa i përket testimit ai u shpreh se si sindikatë janë të gatshëm për një vlerësim të jashtëm të arsimtarëve.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: