Jasmina është një nga vajzat më të përfolura kohët e fundit, shkruan OnAir.
Ajo u bë e njohur për publikun pas pjesëmarrjes në formatin televiziv “Përputhen”. Në këtë program ajo dalloi për karakterin e saj mjaft shpërthyes. Gjithashtu, Jasmina dukej se ishte një nga ata persona që gjithnjë reagonte kur përmëndej emri i saj.
Së fundmi kjo gjë ka ndryshuar pasi ndonëse Jasmina është mjaft aktive në rrjete sociale, reagimet e saj për lajmet në të cilat përmëndet emri i saj, duken se kanë munguar.
Në intervistën e saj të parë pas largimit nga “Përputhen”, Jasmina shpjegoi se ka vendosur që mos të merret më me shpjegime në rrjetet sociale. Kjo pasi sa herë që ajo përpiqej të sqaronte diçka, krijohej një rrëmujë më e madhe. Gjithashtu shumë persona ankoheshin se përse ajo ishte e vetmja që reagonte në situata të ndryshme. Për këto arsye, Jasmina kohët e fundit ka vendosur që të qendrojë në heshtje.
Ndërkohë ajo shprehet se këtë kohë jashtë programit e ka përdorur për tu relaksuar si dhe për të filluar përgatitjet për projektet e radhës.