Ylli i Real Madridit ka refuzuar mundësinë për të qëndruar në Santiago Bernabeu, pasi thuhet se ka hedhur poshtë një marrëveshje me vlerë 31.5 milionë euro në sezon.
Sipas mediumit italian Tuttusport, Juventusi është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për yllin portugez.
Pas shtatë titujve radhazi në Serie A, Bianconerët duan t të përqendrohen në dhënien fund të thatësirës 23-vjeçare të Ligës së Kampionëve dhe për këtë duan yje në skuadër.
Synimi i tyre kryesor këtë verë ka qenë mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Saviç, por Ronaldo do të bënte një transformim për statusin e tyre global