Një grua nga Kina, që e kishte përpirë një kapak plastike të stilolapsit si fëmijë, u befasua kur kuptoi se ende e ka në trup edhe pas 40 vitesh.
Pacientja 49-vjeçare është shtruar në një spital në Shandong, me dhimbje të mëdha barku
Mjekët ia zbuluan objektin e huaj pasi i bënë fotografim të thellë në mushkëri, por nuk besonin se në pjesën e djathtë mund të jetë një kapak stilolapsi, derisa nuk e larguan një shtresë.
E tëra që ajo kujton, ishte se si nxënëse rreth nëntëvjeçare e ka përpirë një kapak plastik në shkollë. Megjithëse e kanë dërguar te mjeku, atë e lëshuan pasi nuk kishte asnjë simptomë.
Kështu kishte zgjatur për një kohë, derisa nuk ka hyrë në të 30-at. Prej atëherë dhe 19 vjet më pas, ajo ka pasur kollitje të shpeshta dhe të pakontrolluara.
Në pacienten është intervenuar me endoskopi, ndërsa bashkë me kapakun e stilolapsit, i është hequr edhe një pjesë e mushkërisë. Gjendja e saj është nën kontroll, ndërsa është duke u trajtuar në shtëpi.