Janë ndër familjet më të komentuara në mediet rozë.
Kënga e fundit e Shyhretes dhe Engjëllushes “Dasma e nipit” po pëlqehet mjaft shumë, e cila ka mbledhur më shumë se 6 milionë shikime në YouTube.
Nënë e bijë kanë shumë adhurues, por kjo që do të shihni në vazhdim tregon se kush është fansi më i vogël dhe më i lezetshëm i tyre. Është pikërisht nipi i Shyhretes, Matini.Engji ka publikuar në Instagram videon më të lezetshme, ku shihet nipi i saj duke vallëzuar me këngën e saj të re.
“Edhe Matinit po i pëlqen “Dasma e nipit” ka shkruar ajo bashkëngjitur me pamjet e ëmbla. Shikojeni videon e Matinit duke vallëzuar më poshtë.