Produksioni muzikor Vizioni Libonia edhe sot ka vendosur që ndjekësit e tij t’i surprizojë me disa premiera ekskluzive të cilat pritet që të listohen në mesin e emrave më të veçantë të këtij fundviti, shkruan OnAir
Këngëtarë të njohur të cilët gjithmonë arrijnë që të sjellin performanca të veçantë dhe projekte muzikore me tematika të ndryshme.
Kësaj radhe është publikuar projekti më i ri nga këngëtari Bekimi i cili ka sjell këngën “Pse e mban atë unazë”, Emin Tafa i cili e ka publikuar projektin muzikor me titull “Shokt e mi”.
Në mesin e projekteve muzikore të veçantë listohen edhe dy emra të tjerë.
Gentrit Sfishta vjen me një mashup shumë të veçantë, ndërsa këngëtari Avni Deliu me projektin “Hajde nanë mos ki merak”./OnAir
https://youtu.be/pi4NU7yhKBs