Duket se ndarja e çiftit Nora Istrefi dhe Robert Berisha është bërë temë diskutimi në mediet rozë sepse dita-ditës po dalin detaje të reja nga krisja në raportin e tyre, shkruan OnAir
Por jo të gjitha përrallat kanë fund të lumtur e duket që edhe historia e Nora Istrefit me Robert Berishën nuk pati një fund të lumtur.
Ani pse ata të dy nuk kanë dashur të tregojnë ende detajet e ndarjes, përveç një postimi të Robertit në rrjetin social Instagram që tashmë është fshirë.
Nuk thonë kot çudia zgjatë tre ditë, por jo gjithçka ndodh rastësisht!
Nora Istrefi javë më parë kishte publikuar pikërisht bashkëpunimin me Irkenc Hykën me titull “Jena nda”, e sot lirisht mund të kthehet në kolonën zanore të historisë Nora-Robert.
Ajo që ka bërë të jenë dyshues fansat e dyshes është fakti që të dy po publikojnë foto nga pushimet.
Mos vallë po e mendojnë bashkimin!
E pastaj lirisht mund të themi që përrallat me të vërtet paskan fund të lumtur./OnAir