Në datën 22 të këtij muaji, që në kalendar është e diela e javës tjetër, do të nisë edicioni i 21-të i festivalit “Kënga Magjike”.
Që herët këtë vit është zbuluar se formati i festivalit të dashur për publikun shqiptar do të pësojë ndryshime, jo drastike, por siç i ka cilësuar Ardit Gjebra, të nevojshme. Për mënyrën se si do të ndryshojë votimi i këngëtarëve dhe performancat e tyre mund të klikoni këtu.
Ndërkohë një “detaj” tjetër që është zbuluar, është shoqëruesja në prezantim e Arditit, të paktën shoqëruesja e parë, dhe do të jetë Adrola Dushi. Ndërkohë përsa i përket pjesës më të rëndësishme të festivalit, këngëtarëve, 3 të parët që do të performojnë në datën e nisjes janë: Linda Halimi, e cila rikthehet pas shumë vitesh në skenën e “Kënga Magjike”, Rea Nuhu dhe Genti Deda.