Emisioni “Oxygen” puntatën e tij më të fundit ia kishte dedikuar UÇK-së dhe luftës që është bërë ndaj Serbisë, shkruan OnAir.
I ftuari i kësaj puntate ishte Ferid Berisha- Shkupëi, i njohur ndryshe si komandant Shkupi, së bashku me disa nga pjesëtarët e Brigadës 111 Adem Jashari. Kjo brigadë mbahet si një nga brigadat me kontributin më të madh gjatë luftës.
Gjatë intervistës në studion e emisionit, kënga motivuese e kësaj brigade filloi të luhej. Përgjatë këtij momenti, komandant Shkupi u shfaq mjaft i emocionuar. Kjo këngë luhej nga ata sa herë që shkonin dhe ktheheshin nga lufta.
Ferid Berisha-Shkupi u shpreh se tashmë nuk qarkullonte versioni origjinal i kësaj kënge, por një version i modifikuar.
Këtë moment dhe shumë të tjera mund ti ndiqni në videon më poshtë: