Këngëtarja Enca Haxhia daljen e saj të parë e ka pasur në disa kompeticione ku një ndër tyre ishte dhe spektakli ‘The Voice Albania’.
Edhe pse nuk arriti të kalojë fazën e parë, Enca sot është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku.Por mesa duket muzika e saj nuk pëlqehet nga të gjithë kolegët.
Një gjë të tillë e ka lënë të kuptohet këngëtari Lorenc Hasrama, i cili gjithashtu është bërë i njohur në ‘The Voice’.
Lorenci arriti të kalonte disa faza në këtë kompeticion. Ai ishte i ftuar sot në emisionin ‘Wake up’ ku ishte duke folur me moderatorët për ‘The Voice’.
Aty ra fjala edhe te fituesja e “Eurovizion 2018” Netta Barzilai, të cilën këngëtari e krahasoi me Encën.
“Jo në Shqipëri nuk është se nuk ka dal njëra si puna e asaj, se është një që e kemi.
E kam për Encën”, tregoi duke qeshur ai.Enga ana tjetër dëgjohet Isli duke i thënë: “Asaj i marrsh të keqe ti” dhe Lorenci ja kthen batutën: “Jo nuk ja marr se ka shumë të këqija ajo”.