Është një ndër emrat më të dashur të skenës së muzikës në trojet shqiptare, ndonëse prej thuajse 3 vitesh ajo nuk ka sjellë asnjë projekt të ri, shkruan OnAir.
Bëhet fjalë pikërisht për Zanfina Ismailin. Ajo para disa kohësh kishte deklaruar në emisionin e motrës së saj Adelinës se kishte marrë një vendim të prerë për mos tu kthyer më në skenën e muzikës, duke e quajtur karrierën e saj artistike si një “kapitull të mbyllur”
Duke se dhe ajo ka ndjekur hapat e së motrës pasi mësohet se është duke punuar në një radio në Prishtinë, por nuk dihet se në cilën.
Pavarësisht kësaj duket se ende ka shpresë për fansat e saj për projekte të reja. Së fundmi Zanfina, në profilin e saj në instagram postoi një foto ku shfaqej në ambientet e një studioje muzikore dhe me disa blloqe shënimesh. Kjo gjë ka bërë që të lindin dyshimet se më në fund është bindur që të rikthehet në botën e muzikës.