Të shumtë janë qytetarët të cilët mendojnë se ndihma ekonomike e ofruar nga qeveria për sa i përket atyre dhe bizneseve ka qenë e pamjaftueshme, shkruan OnAir.
Një rast i tillë është edhe ai i Musa Tullarit, shitës librash, i cili shprehet se ndonëse ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar, sërisht ai nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria.
I këtij mendimi janë po ashtu edhe specialistë të shumtë të ekonomisë. Ata shprehen se ndihma e ofruar për bizneset dhe qytetarët, qoftë nëpërmjet ligjeve, qoftë nëpërmjet vlerave monetare është e pamjaftueshme. Ata tregojnë se Kosova është ndër shtetet që ka ofruar më pak ndihmë ekonomike për këtë situatë, në krahasim me vendet e tjera të rajonit.