Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, i cili i dha 53 milionë kompanisë Bechtel Enka, tani po heshtë dhe pse një mal akuzash, po bëhen në adresë të tij.
Madje edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët janë në koalicion me partinë e Lekajt, po kërkojnë arrestimin e tij, ose të ish ministrit Lutfi Zharku, në lidhje me milionat e dhënë për Bechtel Enken.
Gazetarët që hulumtuan rastin, thonë se diçka fshihet prapa kësaj shume dhe se Lekaj i fali ato para. E dyshimtë vlerësohet edhe shuma, meqë ajo fillestare ka qenë shumë më e ulët.