Organizatat për mbrojtjen e grave dhe komunitetit LGBT konsiderojnë se Kodi Civil nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, prandaj kërkojnë që në këtë Kod të përfshihen edhe martesat e gjinisë së njëjtë.
Kështu u tha në diskutimin e organizuar nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në bashkëpunim me Programin e BE-së për Kodin Civil me temën “Martesa, bashkëshortët dhe bashkimi civil në Kodin Civil modern të Republikës së Kosovës”.
Drejtor ekzekutiv në Qendrën për Barazi dhe Liri, Blert Morina u shpreh se Kodi Civil është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.